Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në Vlorë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kushtrimi”. Sipas policisë bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet K.D., 34 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën. /Opinion.al