Sociale

Gjendje alarmante në Gjirokastër dhe Kukës, po boshatisen nga dita në ditë


               Publikuar në : 14:05 - 13/05/19 |
xhu lia

Fenomenet e migracionit dhe emigracionit kanë qenë nga më të pranishmet në shoqërinë shqiptare këto tri dekadat e fundit. Tashmë duket se intensiteti me të cilin këto dukuri kanë prekur vendin po bëhen shumë problematike.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT, raportohet se në Kukës dhe Gjirokastër numri i banorëve po ulet me ritme të shpejta, ndërkohë që kryeqyteti sa vjen e zgjerohet.

Kukësi numëron rreth 77 mijë banorë ndërkohë që Gjirokastra vetëm 61 mijë. Ndërkohë në Tiranë shifrat po arrijnë në 900 mijë banorë, rreth 31.3% e totalit të popullsisë e Shqipërisë.

Sipas ekspertëve, investimet dhe politikat mbështetëse për zhvillim duhet të shtrihen edhe në këto zona të vendit për të përmirësuar jetesën dhe penguar zhvendosjet.

Kujtojmë se Kukësi dhe Gjirokastra renditen ndër qytetet e fundit të Shqipërisë sa i përket mirëqenies dhe të ardhurave./Opinion.al/

 

Pas