Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e kësaj të mërkure në Elbasan.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen 5 Maj, ndërsa sipas policisë shkaku dyshohet të ketë qenë një arrest kardiak.
“Nga këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga hetimet paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga një arrest kardiak”, thotë Policia në njoftimin e saj.
Viktima është identifikuar si Rasim Sinani, 50-vjeç.
Grupi hetimor po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, /Opinion.al