Një 38-vjeçar, është gjetur i pajetë në automjetin që po udhëtonte, në aksin rrugor Fier-Lushnjë në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës.
Policia bën me dije se nga veprimet paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa grupi hetimor po vijon hetimet.
“Në aksin rrugor Fier-Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës, në një xhep rruge, brenda në automjetin tip “Volvo”, i parkuar në mënyrë të rregullt, është gjetur i pajetë shtetasi B.K, 38 vjeç, banues në Durrës.
Nga tërësia e veprimeve paraprake të kryera dhe provat e gjetura në vendngjarje dyshohet se shtetasi B. K., si pasojë e depresionit është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./Opinion.al