Trupi i pajetë i marokenit që u mbyt ditën e djeshme në lumin Buna është gjetur sot nga polumbarët. Pas disa orë kërkimesh, ata bënë të mundur gjetjen e trupit 35-vjeçarit Rachidi Muhamed.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në afërsi të fshatit Darragjat, njësia administrative Dajç.
Viktima mësohet se ishte me dokumenta franceze. Në momentin e mbytjes ai ka qenë me një shokun e tij.
Megjithatë ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja. /Opinion.al