Trupi i 24-vjeçarit që u mbyt para dy ditësh në liqenin e Shkodrës është gjetur sot.
Palumbarët kanë gjetur dhe kanë nxjerrë trupin e të riut Bekim Dema.
Ai u hodh për tu larë nga varka ku ishte me 4 persona të tjerë por nuk doli më nga liqeni.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grizhë, në vendin e quajtur “Balshaj”, Malësi e Madhe. /Opinion.al