Shkencëtarët kanë gjetur një kapitull të fshehur prej kohësh të Biblës rreth 1500 vjet pas dorëshkrimit të parë. Studiuesit thanë se, pjesa e gjetur përfaqëson një nga përkthimet më të vjetra të Biblës.
Ata përdorën rrezet UV për të gjetur seksionin nën tre shtresat e tekstit. Hulumtimi, i botuar në revistën “New Testament Studies”, raportoi se teksti i ri është një interpretim i kapitullit të 12-të të Ungjillit të Mateut (i pari nga katër Ungjijtë) dhe është përkthyer si pjesë e përkthimeve të lashta siriane rreth 1500 vjet më parë.
Për shkak të mungesës së pergamenës në rajon 1300 vjet më parë, faqet u ripërdorën shpesh duke fshirë tekstin e vjetër të Biblës.