Ditën e sotme në Kamëz, është gjetur pa shenja jete një 41-vjeçare.
Nga informacionet e para mësohet se gruaja është gjetur pa shenja dhune dhe dyshohet se vdekja i ka ardhur nga shkaqet natyrale.
“Më datë 15.08.2024, në Kamëz, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasja E. L., 41 vjeçe, banuese në Laknas.
Nga këqyrja paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.