Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme në afërsi të Liqenit Artificial në Tiranë.
Policia njofton, personi i cili është gjetur i pajetë është identifikuar me inicialet A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte larguar para disa ditësh nga banesa
Sipas autoriteteve, nga verifikimet paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Familjarët e 57-vjeçarit shprehet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 07:00 në Liqenin Artificial, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr 1, është gjetur i pajetë shtetasi A. I.,57 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ditë më parë për largim nga banesa. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.