Një trup i pajetë është gjetur pranë shkollës “Andrea Stefani” në Laprakë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk ka shenja dhune dhe dyshohet se kemi të bëjmë me vdekje natyrale.
“Më datë 03.09.2024, rreth orës 09:45, në rrugën “Gjergj Legisi”, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë dyshohet i shtetasit I. T., 75 vjeç.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.