Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në rrjedhën e lumit Shkumbin, në Elbasan.
Sipas uniformave blu mësohet se trupi është konstatuar rastësisht nga një peshkatar amator, i cili informoi menjëherë autoritetet.
Nga këqyrja paraprake e trupit të këtij shtetasi të paidentifikuar, dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.
“Rreth orës 14:30, Policia ka marrë njoftim se në lumin Shkumbin, ishte konstatuar i mbytur një shtetas i moshuar.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nxjerrë nga uji trupin e pajetë, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake e trupit të ketij shtetasi dyshohet se ai ka humbur jetën disa ditë më parë.
Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Elbasanit, për ekspertizë”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të pajetë, përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe dokumentimin ligjor të rastit./Opinion.al