Një trup i pajetë është gjetur në afërsi të fshatit Fierzë në Pukë.
Mësohet se personi i gjetur i pajetë është identifikuar si Vladimir Kola, 41 vjeç nga Fierza me banim në Durrës.
Trupi i 41-vjeçarit është gjetur në një pis uji. Sipas informacioneve, Vladimir Kola kishte shkëputur kontaktet me familjen prej 20 janarit. pasi kishte shkuar në vendlindje dhe kishte vizituar disa prej familjarëve.
41-vjeçari, njihej si përdorues i pijeve alkoolike dhe bëhet e ditur se ishte larguar dhe me parë nga banesa. / Opinion.al