I ftohti ka shkaktuar viktimën e parë të dimrit në vend.
Trupi i pajetë i një personi rreth 55 vjeç është gjetur në ish-zyrat e Kombinatit të Sheqerit, në Maliq të Korçës.
Ai është identifikuar si Muhamed Tabaku dhe mësohet se ishte një endacak që kishte gjetur strehë në një godinën e braktisur të ish-zyrave të Kombinatit të Sheqerit.
Temperaturat kanë rënë ndjeshëm netët e fundit, duke shkaktuar një situatë problematike për personat e pastrehë të cilëve i duhet të gjejnë një mënyrë për të përballuar dimrin. /Opinion.al