Një trup i pajetë është gjetur ditën e sotme pranë lumit Devoll në Gramsh.
Mësohet se viktima është identifikuar si Besnik Tabaku rreth 53 vjeç. Ai u gjend në vendin e quajtur Çekrez, ndërkohë mësohet se Tabaku ishte larguar nga banesa ditën e djeshme rreth orë 17:00.
Deri më tani ende nuk janë të qarta shkaqet të cilat i kanë shkaktuar vdekjen 53-vjeçarit, ndërsa sipas policisë në trupin e Besnik Tabakut nuk ka shenja dhune./ Opinion.al E.Xh.