Një trup i pajetë është gjetur paraditen e sotme në breg të detit në Durrës. Paraprakisht ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.1, në Durrës.
Policia informon se është gjetur i pajetë shtetasi V.Ll., 80 vjeç, i cili dyshohet të jetë mbytur.
“Rreth orës 11:20, në lagjen nr. 1 Durrës, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, shtetasi V. Ll., 80 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al