Kronikë

Gjendet një trup i pajetë i mbështjellë me natriban në detin e Durrësit


               Publikuar në : 10:41 - 18/08/19 |
Al Do

Një trup i pajetë është gjetur rreth 6 milje nga bregdeti i Durrësit.

Nga konstatimet e para bëhet me dije se kemi të bëjmë me trupin e një mashkulli. Kufoma është konstatuar nga një anije peshkimi e cila ka lajmëruar menjëherë policinë. Dyshimet janë se kemi të bëjmë më një vrasje pasi trupi i kufomës është gjetur i mbështjellë me letër natriban. Nga këqyrja rezulton se trupi duhet të ketë disa muaj në det pasi ishte dekompozuar.

Me tu lajmëruar nga anija e peshkimit ka qenë policia kufitare ajo që ka transportuar në breg kufomën e më pas në morg. /Opinion.al

Pas