Një person i mbytur është gjetur sot në brigjet e Durrësit nga policia kufitare.
Trupi ende nuk është identifikuar por nga policia bëhet e ditur se bëhet fjalë për një mashkull rreth 60 vjeç, i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.
Nga ekzaminimi paraprak, kufoma nuk ka shenja dhune.
Organet kompetente kanë filluar hetimet për identifikimin e shkaqeve të mbytjes së kufomës dhe identitetin e tij. /Opinion.al