Trupi i djegur i një personi është gjetur sot brenda një makine në Rodos të Greqisë. Autoritetet greke bëjnë me dije se viktima është një 56-vjeçar nga Shqipëria, baba i një fëmije të mitur.
Burri u gjet brenda automjetit të djegur rreth orës 06:00 në zonën e Kaminari, midis Malona dhe Haraki.
Dyshohet se 56-vjeçari ka kryer vetëvrasje duke djegur veten brenda makinës. Hetuesit kanë zbuluar se ai ishte në vështirësi financiare dhe duket se kjo është arsyeja se përse ai ka vendosur t’i japë fund jetës.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të motiveve të ngjarjes të cilat pritet të dalin pas kryerjes së autopsisë. /Opinion.al