Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në Tiranë.
Trupi është gjetur në trotuar në rrugën “Vëllezërit Huta” rreth orës 07:50.
Policia njofton se kemi të bëjmë me një 75-vjeçar dhe se nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç. Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë. / Opinion.al