Kryesore

Gjendet një person i vdekur në Pogradec


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:12 - 25/01/22 |
Opi Nion

Një person është gjetur i vdekur sot në hyrje të fshatit Zagorçan në Pogradec. Uniformat blu bëjnë me dije se viktima është identifikuar si A.C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas.

Sipas policisë, dyshohet se 56-vjeçari të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.

Më datë 25.01.2022, rreth orës 15:00, jemi njoftuar se në hyrje të fshatit Zagorçan, Pogradec, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune, shtetasi A. C., 56 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, i cili nga të dhënat e para dyshohet se mund të ketë humbur jetën nga infarkti i zemrës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia./Opinion.al

Pas