Një person është gjetur i pajetë në një kanal në Zvërnec të Vlorës.
Nga të dhënat e para të policisë, viktima dyshohet të jetë rreth 60 vjeç, i cili është dërguar në morgun e qytetit.
Paraprakisht dyshohet se viktima është një i pastrehë. Ndërkohë lidhur me rastin kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.