Një person është gjetur i pajetë në rrugën e Elbasanit. Policia ka informuar se se viktima është gjetur nga kalimtarët pa shenja jete.
Viktima dyshohet se është një 50-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet por nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al