Trupi i pajetë i një personi është gjetur sot në Lezhë.
Policia njofton se rreth orës 11: 30, në fshatin Gajush të Lezhës është gjetur i vdekur shtetasi N.D., 69 vjeç, banues në Gajush.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet që të jetë vetëhelmuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.