Një 54-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, tek kthesa e Fabrikës së Letrës.
Viktima me iniciale N.P, u gjet rreth orës 09:50 nga banorë të zonës të cilët lajmëruan policinë. Ai rezulton të jetë banues në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë.
Nga hetimet paraprake dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht, pasi ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe nga këqyrja paraprake nuk janë evidentuar shenja të dhunës apo të ndonjë dëmtimi tjetër.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethana të ngjarjes. /Opinion.al