Një person i pajetë është gjetur këtë të hënë në qytetin e Elbasanit. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi”.
Viktima është identifikuar si personi me inicialet I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
“Më datë 21.02.2022, rreth orës 12:00, në lagjen “Çlirimi” Elbasan, është gjetur i pajetë në banesën e tij, shtetasi I. D., 49 vjeç, i cili jetonte i vetëm.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al