Një person është gjetur i pa jetë në Durrës. Policia informon se një personi i pajetë është gjetur në lagjen nr. 17 të këtij qyteti..
Sipas policisë, viktima është rreth 50 vjeç dhe nuk ka shenja dhune, ndërsa dyshohet se ishte endacak.
“Rreth orës 08:30, në lagjen nr. 17, Durrës, është gjetur në rrugë, pa shenja jete, shtetasi F. K., rreth 50 vjeç (dyshohet endacak). Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune”,-deklaron policia.