Gjendet një foshnje e pajetë pranë një koshi mbeturinash.
Sikurse njofton policia, foshnja i gjinisë mashkullore, u gjet në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën./Opinion.al