Policia e Rinasit ka gjetur një pistolete me krehër dhe fishekë të hedhur në tokë pranë rrethimit të aeroportit “Nënë Tereza”.
Sipas news 24 pistoleta është e tipit “Zastava” me numër të rregullt.
Arma e zjarrit është sekuestruar nga ana e policisë dhe është dërguar në laborator për ekzaminime të mëtejshme për të parë nëse rezulton e regjistruar apo nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale./Opinion.al