Është gjetur në Fushë Krujë pasi raportohej e humbur prej tri ditësh 14-vjeçarja Ergita Liço. Ajo është kthyer në shtëpi së bashku me të atin, Miklovan Liço i cili kishte denoncuar edhe largimin e vajzës. Kërkimet për të kishin zhvilluar edhe në qytetin e Beratit, por u ndalën pasi vajza u gjet mbrëmjen e së shtunës. Familja kishte humbur kontaktet me vajzën rreth orës 23:30 të mbrëmjes.
Vëllai i vajzës e kishte parë të motrën fillimisht në një lokal të qytetit të Vlorës dhe i ka kërkuar të shkojë në shtëpi, por ajo nuk kishte pranuar ndërkohë që kamerat e sigurisë në Lushnje e kishin filmuar në një hotel.
Babai i vajzës ka thënë për Report Tv se persona të paidentifikuar e kishin mbajtur vajzën me forcë.”Vajzën ma mbanin në një shtëpi të vjetër, të braktisur nuk e linin të dilte jashtë. Nuk e di kush janë personat apo qëllimet”, rrëfen babai./Opinion.al