Një fëmijë i vetëm është gjetur nga policia teksa ndodhej në Kodër Kamëz.
Ai quhet Orjon Murti i moshës 9-10 vjeç dhe nuk pranon të japë gjeneralitetet e prindërve apo dresën e banimit.
Sipas policisë, fëmija mban veshur bluzë me mëngë të shkurtëra me tuta blu. Mënga e bluzës në anësore ka mbishrimin “Adidas”.
Bëhet me dije se djali gëzon shëndet të mirë dhe është akomoduar në një qendër.
Policia i bën Apel familjarëve, të afërmëve që të telefonojnë në numrin e emergjencave 112 ose të telefonojnë 0694110202 të sallës operative Tiranë.