Rajoni

Gjendet i vdekur zyrtari i emëruar nga Rusia në Herson



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:18 - 29/08/22 |
Opi Nion

Është gjetur i vdekur ish-deputeti ukrainas, Oleksiy Kovalyov, i cili iu bashkua qeverisë rajonale të Hersonit, të imponuar nga Moska, pasi forcat e armatosura ruse pushtuan pjesë në juglindje të Ukrainës.

Një këshilltar i administratës rajonale të kontrolluar nga Kievi, Serhiy Khlan, tha më 29 gusht se Kovalyov u gjet i vdekur një ditë më parë në shtëpinë e tij në qytetin Hola Prystan.

Mediat ukrainase raportuan se ai u gjet me një plagë në kokë, shkaktuar me armë zjarri. U raportua gjithashtu se gruaja e e Kovalyov u plagos me thikë dhe u shtrua në spital.

Autoritetet e imponuara nga Rusia nuk i komentuan raportimet, por kanalet pro-ruse në rrjetin Telegram i konfirmuan ato. Disa zyrtarë të emëruar nga Moska në zonat e Ukrainës kanë vdekur javët e fundit.

Pas