Trupi i pajetë i një të riu është gjetur mëngjesin e sotëm në lagjen nr.1 të Durrësit. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një shtetas sirian rreth 20 vjeç.
Në trupin e tij ka njolla gjaku çfarë shton dyshimet se mund të jetë vrasje. Do jetë ekspertiza mjeko ligjore që do të vendosë shkakun e vdekjes së të riut që u gjet pranë ish-hotel “Vollgës” në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj./ Opinion.al