Një 53 vjeçar, është gjendur i vdekur mëngjesin e sotëm në qendrën e kontrollit të automjeteve në Viron, Bashkia Finiq.
Bëhet fjalë për G.I, 53 vjeç i cili u gjet i pajetë në orën 6:00 të mëngjesit. Ai punonte si roje në pikën e kontrollit të automjeteve, dhe mësohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një infarkti.