Një 66-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë në Librazhd. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rreth orës 15:35, në fshatin Berzeshtë.
Sipas policisë, në trupin e Xh. K, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga shkaqe natyrore.
Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al