Një 30-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij ditën e sotme në Tiranë.
Bëhet me dije se nga veprimet e kryera nga Policia e Tiranës, por edhe deklarimet e familjarëve, i riu prej kohësh kurohej nga depresioni.
Megjithatë, për ngjarjen Policia është duke kryer të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të saj.
“Më datë 18.05.2021, rreth orës 00:15, në rrugën “Joklin Persi”, Astir, në banesë, është vetëvarur shtetasi B. A., 30 vjeç. Nga veprimet e kryera dhe deklarimet e familjarëve rezulton se ky shtetas prej kohësh kurohej nga depresioni”, njofton policia./Opinion.al