Një person është gjetur i varur në një shtyllë ditën e sotme. Paraprakisht bëhet e ditur se në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur shtetasi K.G., 62 vjeç.
Policia informon se nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Sot, rreth orës 14:50 , në fshatin Vrrine, është gjetur i vetvarur, në një shtyllë shtetasi K. G., 62 vjeç, banues në Sarandë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al