Kronikë

Gjendet i plagosur me thikë një person në Himarë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:18 - 21/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një person është plagosur me thikë të hënën në Himarë. Sipas policisë, i plagosuri është paraqitur në Qendrën Shëndetësore Himarë rreth orës 13:00 për të kërkuar ndihmë mjekësore.

“Sot në Qendrën Shëndetësore Himarë, rreth orës 13:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetas i paidentifikuar, i cili dyshohet se është dëmtuar me një mjet të mprehtë(thikë), si pasojë e një konflikti të çastit. Ky shtetas është transportuar në Spitalin Rajonal Vlorë për ndihmë mjekësore më të specializuar”, njofton policia.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al

Pas