Kronikë

Gjendet i pajetë roja i një pallati në ndërtim në Tiranë, dyshimet e para


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:39 - 13/08/20 |
Al Do

Roja i një objekti në ndërtim është gjetur i pajetë ditën e sotme në Tiranë.

Sipas policisë, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç.

Dyshimet e para janë se ai mund të ketë rënë nga lartësia dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas