Roja i një objekti në ndërtim është gjetur i pajetë ditën e sotme në Tiranë.
Sipas policisë, rreth orës 13:24, në rrugën “Ndre Mjeda”, në një pallat në ndërtim, është gjetur i pajetë në sheshpushimin e kati -2, roja i objektit shtetasi N.B., rreth 50 vjeç.
Dyshimet e para janë se ai mund të ketë rënë nga lartësia dhe kjo i ka shkaktuar vdekjen.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al