Një 79-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme tek Kopshti Zoologjik në Tiranë.
Policia njofton se i moshuari është gjetur në trotuar rreth orë 12:21. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Ndërkohë, një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al