Një person është gjetur i pajetë në Qerret të Kavajës. Sipas policisë viktima është gjetur në orën 08:00 të mëngjesit, nga peshkatarët e zonës, në vendin e quajtur Përroi Leshniqës.
Dyshimet e para flasin se mund të jetë mbytur aksidentalisht, ndërsa në trup nuk ka shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e personit dhe zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.