Një 60-vjeçar është i pajetë mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas informacioneve të policisë, viktima i identifikuar si Ilmi Sina dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Peti” në kryeqytet, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.02.2025, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti” dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesën e tij shtetasi I. S., rreth 60 vjeç.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.