Kronikë

Gjendet i pajetë një 36-vjeçar në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 20/04/22 |
Opi Nion

Një 36-vjeçar është gjetur i pajetë në Institutin Bujqësor brenda një bunkeri. Mësohet se Ilir Marku ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme nga vëllai i tij.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Sipas informacioneve, Marku njihej si përdorues i lëndëve narkotike. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas