Kronikë

Gjendet i pajetë në rrugë një 53-vjeçar, detaje nga policia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:44 - 21/07/21 |
Opi Nion

Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë mbrëmjen e djeshme në Fushë-Gjormë Kurbin.

Policia bën me dije se 53-vjeçari me iniciale P.Gj. banues në Adriatik të Kurbinit dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.

“Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53  vjeç, banues në Adriatik, Kurbin,  i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pas