Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në rrugë mbrëmjen e djeshme në Fushë-Gjormë Kurbin.
Policia bën me dije se 53-vjeçari me iniciale P.Gj. banues në Adriatik të Kurbinit dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga këqyrja e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
“Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë,Kurbin, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj.,53 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.