Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin grek, pasi mbrojtësi George Baldock është gjetur i vdekur në banesën e tij në Athinës, mbrëmjen e së mërkurës.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, por ende nuk dihet shkaku i vdekjes së futbollistit.
Baldock iu bashkua skuadrës greke Panathinaikos këtë sezon, duke nënshkruar një kontratë 3-vjeçare. Më parë ka luajtur në Angli me Sheffield United, ekip me të cilin zhvilloi 205 ndeshje.