Një 58-vjeçar është gjetur i vdekur mbërmjen e së pretmes në autostradën Tiranë – Durrës. Sipas Policisë trupi i pajetë është gjetur në orën 20:41, në trotuar pranë një subjekti privat ku ka qenë me sherbim. Ai është identifikuar si shtetasi I.D., 58 vjeç, punonjës i një kompanie Security.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale./Opinion.al