Një person është gjetur i pajetë në banesën e tij në lagjen “11 Janari” të Kuçovës. Sipas policisë, nga të dhënat e para dyshohet se viktima, shtetasi Q.K, 55 vjeç, është vetëvrarë me armë gjahu, shkruan Top Channel. Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.