Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë sot në qytetin e Korçës.
Policia sqaron se viktima është identifikuar si Vangjush P., i cili u gjet i vdekur në lagjen 9 të qytetit.
Dyshohet se viktima ishte përdorues i narkotikëve, pasi në banesën e pabanuar ku u gjet i pajetë, kishte edhe shiringa.
Po ashtu raportohet nga policia se 37-vjeçari ka qenë në burg disa herë.
Policia njofton se po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.