Kronikë

Gjendet i pa jetë në banesë i riu shqiptar në Greqi, çfarë dyshohet


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 22/06/20 |
Al Do

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar është gjetur sot në një banesë në Greqi. Mediat vendase raportojnë se djalin 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u gjet i pajetë brenda banesës së një miku të tij.

Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës. Trupi i pajetë u gjet nga pronari i shtëpisë i cili njoftoi menjëherë ambulancën dhe forcat e policisë. Pavarësisht ndihmës së shpejtë, ishte tepër vonë për 22-vjeçarin shqiptar.

Shkaqet e vdekjes së të riut janë të paqarta. Një autopsi do të zbardhë arsyet se çfarë e shkaktoi vdekjen e tij. Paraprakisht mediat greke shkruajnë se dyshohet që vdekja t’i ketë ardhur nga mbidoza, pasi shqiptari njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Në mediat vendase thuhet se i riu kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu dhe gjatë kësaj periudhe po qëndronte tek miku i tij. /Opinion.al

Pas